Horoskopi për ditën e hënë, 7 shtator 2020

Horoskopi

Dashi

Dita e nesërme paraqitet e qetë, ndërsa këshillohet që ata që janë në një marrëdhënie të komunikojnë hapur me partnerin për çdo shqetësim që kanë.

Demi

Nëse jeni në një lidhje mundohuni t’i mbani sytë hapur me partnerin dhe të mos verboheni nga dashuria për të. Takimi me një mike të vjetër do ta kthejë pas në kohë atë.

Binjakët

Gjërat shkojnë shumë mirë në fushën profesionale dhe ju do të arrini pozicionin që dëshironi. Pas një periudhe delikate që keni kaluar, nesër do të jeni më të hapur për dialog.

Gaforrja

Vërini theksin gjërave në praktikë duke mos lënë mënjanë ëndërrimet tuaja të çastit. Tregohuni të kujdesshëm me menaxhimin që gjërat të shkojnë mirë.

Luani

Edhe pse nesër do të përballeni me shenja të xhelozisë, mos tentoni të kontrolloni personat e afërt nëse nuk doni të keni debate. Shumë nga ju druhen të bëjnë përpara në fushën sentimentale.

Virgjëresha

Dita e nesërme paraqitet disi e zymtë. Megjithatë do të jeni në gjendje që bashkë me partnerin të përballoni një problem konkret.

Peshorja

Do të jeni gjatë gjithë kohës në përpjekje të vazhdueshme që gjendja e marrëdhënies suaj në çift të ketë përmirësime dhe të stabilizohet.

Akrepi

Do t’ju duhet shumë “karikim” për të pasur sukses të rëndësishëm. Mos i jepni askujt shumë informacion për veten, sepse dikush mund t’ju zhgënjejë shumë.

Shigjetari

Gjatë kohës që do të qëndroni në shtëpi duhet të bëni kujdes me objektet që mund të thyhen. Një shoqe jo e sinqertë mund t’ju shkatërrojë realitetin.

Bricjapi

Nëse ndiheni të trishtuar dhe të dëshpëruar, duhet të dini se shumë shpejt mund të ndryshojnë ditët tuaja. Bëni durim.

Ujori

Mos u besoni personave që ju lavdërojnë shumë. Nëse keni lindur të dielën mos shpresoni më në atë lajmin ose telefonatën që prisnit. Qëndroni vetëm me miqtë e vërtetë.

Peshqit

Jini sa më shumë të rezervuar, sidomos në çështjet që i takojnë dashurisë. Edhe nëse do të merrni këshilla arsyetoni gjithmonë me kokën tuaj.