Luani
Keni qenë gjithmonë pëlqyes të sfidave dhe sidomos tani që jeni gati për të përshkruar një rrugëtim interesant, i cili mund të ndryshojë totalisht rutinën truaj. Në raport me partnerin/en, nuk duhet të jeni shumë kritikë.
Virgjëresha
Do të jeni mjaft të shqetësuar lidhur me disa marrëveshje, të cilat nuk keni arritur që ti mbyllni. Por mos u dekurajoni, pasi parashikohen mundësi të mira, për të çuar përpara marrëveshje të rëndësishme. Një miqësi e mirë, mund të transformohet në diçka më të thellë.
Peshorja
Kjo ditë do të jetë mjaft relaksuese dhe do ju lejojë që të largoni të gjitha ndikimet negative të javëve të fundit, të cilat jua kanë stresuar pa masë. Në dashuri parashikohet rikthim pasioni dhe zgjim interesash.
Akrepi
Shmangni të shfaqurit shumë agresiv në dashuri, pasi në këtë moment duhet të mundoheni të dëgjoni më shumë partnerin/en tuaj dhe nevojat e tij/saj. Do të ndjeni nevojën për tu përfshirë në projekte të reja, të cilat do të stimulojnë kreativitetin tuaj.