Shigjetari
Do të jetë një ditë rikuperimi në raport me fillimin e javës, ku jeni ndjerë të lodhur. Duhet të qartësoni situatat, si në sferën sentimentale edhe në atë profesionale, shkruan noa.al. Ndoshta duhet të bëni një analizë më të thellë të jetës tuaj.
Bricjapi
Parashikohet një ditë e mbushur me nervozizëm, ku tensioni do të ndihet kryesisht në sferën profesionale por edhe në atë familjare. Situata do të përmirësohet në ditët në vijim.
Ujori
Kjo e enjte do të jetë një prej ditëve më pozitive të javës, duke sjellë zhbllokim për shumë çështje. Do të keni mundësi që të mendoni për projekte dhe ndryshime. Bëni kujdes sa i takon ndjenjave, pasi do ju duhet të rishikoni diçka.
Peshqit
Mjaft menduat për të kaluarën! Mos u kapni pas kujtimeve lidhur me atë që ka ndodhur apo që mund të kishte ndodhur. Shihni përpara, pasi qielli është mjaft i favorshëm për t’ia nisur nga e para sa i takon ndjenjave. Do të ketë disa pasiguri në sferën profesionale, ndaj jini të kujdesshëm.