Luani
Parashikohet një ditë interesante e cila do ju gjejë të mbushur me energji. Dashuria dhe ndjenjat do të intensifikohen. Ka ardhur momenti për të nisur diçka të re. Nëse ka situata që ju bezdisin, qëndroni sa më larg.
Virgjëresha
Gjatë këtij 28 shkurti do të ketë një rikuperim të lehtë, por pavarësisht kësaj parashikohet një ditë e dominuar nga stresi. Me gjasë situata negative me të cilën po përballeni, e ka origjinën tek një person tjetër.
Peshorja
Do të jeni të dominuar nga një pakënaqësi e përgjithshme, e cila do të dominojë ditën tuaj. Kjo gjë do të ndodh pavarësisht një rikuperimi të ndjeshëm. Megjithatë do të ndiheni të fuqishëm, sidomos sa i takon sferës profesionale.
Akrepi
Parashikohet një e enjte mjaft e favorshme. Do të përjetoni emocione të bukura. Mundohuni të jeni sa më pozitiv me të tjerët dhe të ruani qetësinë.Është e kotë të kërkoni luftë, grindjet nuk sjellin asnjëherë gjëra të mira.