Dashi
Pavarësisht ndikimit jo shumë të favorshëm të Hënës, gjendja emocionale parashikohet e mirë. Në sferën private nëse pranoni me entuziazëm, propozimet e partnerit/es, do e bënit tejet të lumtur. Ata që janë vetëm duhet të lënë pas të kaluarën dhe të shohin përpara. Në punë, do të keni shumë ide të reja. Përkushtohuni më shumë për t’iu dhënë jetë.
Demi
Do të jeni të mbushur me energji dhe gati për të dhënë maksimumin në jetën në çift. Dhurojini vetes një mbrëmje romantike me partnerin/en, Hëna do të jetë me ju. Kjo e enjte është mjaft e favorshme për ata që janë vetëm, të cilët mund të gjejnë dashurinë. Do të jeni të ëmbël dhe romantikë, më shumë se kurrë. Në punë do i keni idetë shumë të qarta lidhur me mënyrën si të veproni për të arritur objektivat tuja dhe për të konsoliduar pozicionin tuaj profesional.
Binjakët
Zemra juaj është e mbushur me emocione të forta! Mundohuni që të hapeni më shumë, në mënyrë që të mos e largoni partnerin/en nga vetja. Heshtja e tepërt, nuk i bën mirë dashurisë. Ata që janë vetëm, do të jenë në kërkim të miqësive të reja dhe është mirë që të shmangni personat jo të besueshëm. Një rezultat i kënaqshëm në punë, do ju bëjë që të ndiheni mirë. Përkushtimi dhe dinakëria, do të jenë armët tuaja të fshehta.
Gaforrja
Kjo ditë do ju gjejë mjaft të përkushtuar në jetën private. Do ju duhet që të ballafaqoheni me një problem familjar, ndaj duhet të tregoheni sa më të kuptueshëm dhe tolerant, në mënyrë që të mos lëndoni të tjerët. Nëse jeni vetëm, mund të bëni miqësi të reja, por bëni kujdes nga mashtruesit. Në vendin e punës, nëse punoni në varësi, mund të përballeni me konflikte, ndaj mundohuni të veproni me dinakëri.