Luani
Do ta doni që të ruani ekuilibrin, duke tentuar që të mos gaboni për shkak se nuk dini nga të shkoni. Problemi qëndron në faktin se nuk jeni të sigurtë se cila anë është e duhura, duke qenë të dyjëzuar mes dy zgjedhjeve. Reflektoni mirë!
Virgjëresha
Parashikohet një ditë neutrale gjatë së cilës do të jeni në kërkim të stimujve shpërblyes. Keni nevojë për ballafaqime me njerëz të nivelit tuaj, si për sa i takon anës sentimentale edhe asaj profesionale.
Peshorja
Kjo ditë do ju gjej të mbyllur në vete, kur në fakt duhet të jeni më të hapur ndaj të tjerëve, por në një mënyrë më pak dramatike. Mundohuni të rishikoni sjelljen tuaj dhe të korrigjoni disa gabime.
Akrepi
Parashikohet një ditë negative sa i takon punës, ku me gjasë ka ardhur koha për të bërë disa ndryshime, të dëshiruara ose jo. Mirëpo problemet profesionale nuk duhet ti shfryni në sferën private, pasi rrezikohet që të shkatërrohen raportet ndërpersonale.