Dashi
Jeni në një pozicion ku do të ndiheni të fuqishëm dhe me energji dhe kjo do të bëjë që të kaloni lehtësisht çdo të papritur të mundshme. Këshillohet vetëm që të tregoni më shumë kujdes në çështjet profesionale.
Demi
Nuk jeni ndikuar ende nga ajri i pranverës, përkundrazi këto ditë keni qenë nervoz dhe të tensionuar. Ndoshta stresi i akumuluar ju ka përfshirë keq. Mundohuni që të ruani sa më shumë qetësinë, sidomos në dashuri, duke evituar çdo lloj konflikti. Po ashtu këshillohet që të relaksoheni.
Binjakët
Kjo e enjte do të jetë shumë më pozitive se sa fillim java. Do të rigjeni qetësinë si në fushën sentimentale edhe në atë profesionale. Megjithatë kjo nuk do të thotë se çdo gjë do të zgjidhet brenda ditës, por gradualisht pa u dekurajuar do të sistemoni çdo gjë.
Gaforrja
Jeni një vullkan shpërthyes, por kjo gjë nuk është gjithmonë pozitive, sidomos nëse lidhjet nuk janë aq të forta. Rrezikoni që të shkatërroni disa raporte për shkak të asaj që mund të bëni ose thoni. Mundohuni të kontrolloni veten dhe ti shtyni debatet për më tej.