Horoskopi për ditën e enjte, 15 nëntor 2018!

Horoskopi

 

Luani

Jeni të tensionuar dhe kjo bën që të mos keni aspak tolerancë edhe ndaj gjërave të vogla. Do të jeni të gatshëm të provokoni që të gjithë ata që ju rrethojnë, por kjo sjellje mund të rezultojë e rrezikshme për të gjithë bashkëpunëtorët tuaj. Nëse keni dyshime ose ankthe, flisni hapur me ata që duhet. Parashikohen zhvillime mjaft interesante.

Virgjëresha

Do të jeni mjaft triumfator dhe kjo gjë në sajë të guximit tuaj, gjë që do të shpërblejë sforcimet e bëra në vendin e punës. Kontakte dhe bashkëpunime të reja janë fare pranë. Këshillohet vetëm që të jeni më të pranishëm në jetën në çift.

Peshorja

Parashikohet një ditë e cila nuk ju sheh në humorin e duhur. Ndoshta ka disa keqkuptime të cilat nuk arrini që ti zgjidhni me familjen ose partnerin/en dhe kjo fazë pasigurisë ju bën nervoz dhe të dekurajuar. Këshillohet që të jeni ju që të hidhni hapin e parë.

Akrepi

Ky është momenti për të treguar realisht se si jeni “gatuar”, sidomos në raport me ata që ju kanë provokuar dhe nuk kanë besuar në punën tuaj. Do të jeni të fortë, të pavarur dhe dinamik dhe për këtë arsye parashikohen fitore të mëdha.