Horoskopi për ditën e enjte, 12 shtator 2019

Horoskopi

Dashi
21 Mars – 19 Prill
Gjatë ditës së enjte duhet të shmangni tensionet dhe kompromiset, ndaj duhet të tregoheni të kujdesshëm. Ata që kanë përjetuar një zhgënjim në dashuri, do të jenë në dilemë lidhur me atë që duhet të bëjnë. Ndërsa ata që kanë kohë me partnerin/en, mund të mos jenë të kënaqur me atë që po jetojnë. Kështu që ju pret një ditë nën ritmin e duhur.

Demi
20 Prill – 20 Maj
Në dashuri do të jeni në gjendje që të përballeni me çdo situatë dhe të gjeni siguri, edhe në lidhjet më të komplikuara. Sa i takon punës, bëni kujdes ndaj debateve që mund të lindin me ndonjë koleg.

Binjakët
21 Maj – 20 Qershor
Nuk kënaqeni asnjëherë me asgjë dhe prireni të jeni të pakënaqur. Mirëpo kjo sjellje jo gjithmonë do të sjellë rezultate të mira. Kjo e mërkurë është ideale për të bërë sqarime të cilat i zvarrisni prej kohësh.

Gaforrja
21 Qershor – 22 Korrik
Diçka nuk do të shkojë siç duhet dhe mund ta gjeni veten në një situatë të mbushur me tension. Gjithë ata që janë çift, do të kenë përmirësime të ndjeshme në dashuri, duke lënë pas krizat e kaluara. Megjithatë kjo ditë do të sjellë një ngarkesë të lehtë stresi.

Luani
23 Korrik – 22 Gusht
Është një moment i veçantë, pasi nuk flini të qetë. Gjatë këtyre ditëve mund të jeni në mes të një beteje, e cila duket sikur po bëhet kundër mullinjve të erës. Mund të inatoseni dhe të nxirrni idetë tuaja, por në vënien në praktikë do të hasni në shumë kundërshti. Vetëm fundi i vitit do të sjellë përmirësime të ndjeshme.

Virgjëresha
23 Gusht – 22 Shtator
Shmangni sa më shumë pyetjet e tepërta dhe mos reflektoni mbi çdo gjë, pasi kjo gjë mund t’iu penalizojë. Mundohuni që të jetoni me qetësi çdo situatë. Këshillohet që ti shfrytëzoni sa më mirë këto ditë, pasi do të jenë përgjithësisht të favorshme.

Peshorja
23 Shtator – 22 Tetor
Jeni duke u munduar që të realizoni projektet tuaja dhe jeni të pakënaqur, pasi gjërat nuk po ecin ashtu siç ju dëshironi. Bëni durim pasi ndoshta ka ardhur momenti për të ndryshuar dhe për të përshkuar rrugë të reja. Ditët në vijim do të sjellin këshilla të dobishme.

Akrepi
23 Tetor – 21 Nëntor
Nëse në të kaluarën ka pasur mundime sa i takon shëndetit, tashmë shumë nga të lindurit e kësaj shenje do të gjejnë rrugën e duhur për të qenë më mirë. Horoskopi i Paolo Fox ju këshillon që të përgatiteni për disa ndryshime të bujshme. Këto ndryshime janë të favorshme, në sajë të ndikimit të Venusit.

Shigjetari
22 Nëntor – 21 Dhjetor
Yjet flasin për dashuri të rigjetura, emocione dhe konfirmime. Megjithatë mund të përballeni me një ndryshim të bujshëm në punë, gjë që do ju bëjë të ndiheni keq. Kush ka pasur një ndryshim roli së fundmi dhe ka pasur dyjëzime, shumë shpejtë do të kuptojë se ka hedhur hapin e duhur.

Bricjapi
22 Dhjetor – 19 Janar
Keni dëshirë që të ruani zakonet tuaja, ndonëse do të jeni të tërhequr nga dëshira për të gjetur alternativa të reja. Zhvillime interesante parashikohen edhe në dashuri. Ky është momenti kur do të ndjeni t’iu dridhet toka nën këmbë, pasi do të përballeni me një tension të madh, sa i takon jetës tuaj profesionale.

Ujori
20 Janar – 18 Shkurt
Tregoni kujdes ndaj ndonjë shqetësim shëndetësor me të cilin mund të përballeni. Mundohuni që ti jepni më shumë hapësirë, gjithçkaje që ju bën të ndiheni mirë dhe në gjallëri.

Peshqit
19 Shkurt – 20 Mars
Nëse keni dëshirë që të ndryshoni punë, ka ardhur momenti për ta bërë, pasi zhvillimet e reja janë mjaft të favorshme. Edhe sa i takon dashurisë, do të keni mundësi që të përfshiheni në një lidhje të re.