Luani
Parashikohet një ditë e mbushur plotë me të papritura, sidomos në sferën e ndjenjave. Ka shumë mundësi që të zyrtarizoni një histori dashurie, por duhet të jeni më kurajoz. Bashkëpunimet e reja janë mjaft të favorshme.
Virgjëresha
Tregohuni shumë të kujdesshëm me mënyrën me të cilën do të shpreheni, pasi në këtë moment tensionimi juaj, mund të shkaktojë reagime të tepruara ndaj familjes apo kolegëve. Mbani larg gjithë ata persona apo situata, të cilat ju vendosin nën tension.
Peshorja
Nëse do ju duhet të bëni ndryshime thelbësore në projektet tuaja, mundohuni që të tregoheni sa më diplomatë me kolegët dhe ekspozoni këndvështrimet tuaja, pa u imponuar. Mbrëmja është mjaft e favorshme për takimet.
Akrepi
Ka disa konflikte në dashuri dhe në familje, të cilat do ju tensionojnë. Megjithatë duke qenë nga natyra shumë agresiv, duhet të mundoheni të mbani nën kontroll emocionet. Horoskopi i kësaj dite favorizon takimet interesante në vendin e punës.