Horoskopi për ditën e dielë, 16 gusht 2020

Horoskopi

Dashi

Një ditë disi e vështirë duket kjo e nesërmja në të cilën nuk do të jeni në gjendje të mbani ritmet tuaja të zakonshme. Megjithatë Në planin sentimental Afërdita bën që dita të jetë e mirë.

Demi

Duke pasur një numër yjesh të favorshëm, nesër mund të jetë një ditë e mbarë në planin ekonomik, sidomos për ata që kanë mundësi të investojnë kapitalet. Jeni paksa nostalgjikë.

Binjakët

Nesër aktiviteti yjor në qiellin tuaj do të jetë shumë intensiv, duke bërë që edhe dita juaj të jetë shumë e ngjeshur, si në aspektin e punës ashtu edhe në atë sentimental. Kujdes në shpenzime.

Gaforrja

Që në fillim pritet që dita nesërme pritet të jetë mjaft intensive, si pasojë e rritjes së ndikimit të Saturnit. Megjithatë, Mërkuri dhe Marsi mund të sjellin kontraste që mund të sjellin pengesa.

Luani

Marsi në një pozicion dominues, nuk mund t’ju bëjë tjetër veçse agresivë e arrogantë, por duhet të bëni shumë përpjekje për të ruajtur vetëkontrollin. Edhe për partnerin bëni shumë pak.

Virgjëresha

Me afrimin e javës shtohet edhe aspekti tjetër i karakterit tuaj, që është melankolia dhe gjendja jo e mirë shpirtërore. Ndoshta këtu ndikon edhe kontrasti i Saturnit me hënën në shenjë.

Peshorja

Një ditë me dy pamje, pritet të jetë kjo e nesërmja për shumë nga ju që i përkisni kësaj shenje. Një pjesë e parë e ditës ku mezi do të lëvizni, ndërsa në pjesën e dytë bëheni të papërmbajtshëm.

Akrepi

Saturni dhe deri diku edhe Afërdita në orbitë nesër janë aleatët tuaj, ku veçanërisht planeti i dashurisë do të stimulojë krijueshmërinë dhe fantazinë tuaj. Kujdes, nuk duhet të nxitoheni në përgjigje.

Shigjetari

Në përgjithësi problemet që ju dalin mund të jenë disa, por nuk janë aq të komplikuara, por kohët e fundit se ç’keni një prirje për të hiperbolizuar edhe gjërat më të parëndësishme.

Bricjapi

Me kalimin e ditëve duket se do kthjellohet edhe qielli juaj, pas kaq e kaq zymtësi në ditët e shkuara. Përfitoni nga hyrja e ngadaltë, por e sigurtë e Jupiterit, për të rifituar shkëlqimin e humbur.

Ujori

Me pak përpjekje më shumë mund ta kaloni edhe një ditë me probleme të vogla, por duhet të tregoni kujdes, sepse Hëna nesër mund të sjellë luhatje në humorin tuaj. Dikush ju ka në vëmendje.

Peshqit

Kuadri yjor është shumë pozitiv, por nuk duhet t’ia lini gjithçka yjeve e aq më pak rastësisë për të zgjidhur problemet tuaja imediate. Sidomos në planin sentimental, ku situatat mund të precipitojë.