Horoskopi për ditën e diel, 25 nëntor 2018!

Horoskopi

Luani

Shmangni çdo përballje me partnerin tuaj sot sepse atmosfera do jete e ndezur dhe mund te keni edhe debate te zjarrta. Ju beqare nuk duhet te nxitoheni ne kërkimin tuaj. Më shumë sesa pasionin do gjeni harmoninë. Nëse deri me sot nuk jeni treguar te matur ne fushën e financave duhet te filloni! Do përballeni me situata jo shume te këndshme qe do iu mundojnë. Shëndeti ne përgjithësi do jete i mire por duhet te bëni kujdes nga Saturni i cili do iu beje me te dobët fizikisht dhe mendërisht. Jupiteri dhe Urani do iu shtyjnë ta përmirësoni jetën profesionale. Beni ndryshimet e duhura dhe tregohuni te vëmendshëm. Në familje mos u tregoni idealist.
Virgjëresha

Ne përgjithësi jeni shume të hapur dhe i thoni gjithçka atij që keni në krah, por sapo dalin probleme ju mbylleni në vetvete. Mos e bëni këtë javë këtë gabim. Bëhuni më të shkathët ju beqarët. Turpi do iu bëjë të humbni një mundësi mjaft të mirë! Në planin financiar rekomandohet shumë maturi. Studiojeni mirë buxhetin para se të bëni shpenzime. Për të pasur një shëndet më të mirë duhet të lëvizni dhe të merreni me ndonjë aktivitet. Do e largoni edhe tensionin. Zgjidhini problemet me familjarët.
Peshorja

Ju që jeni në çift do keni momente mjaft pasiononte gjatë kësaj dite, por ka rrezik që të tregoheni me kërkues. Mundohuni ta pranoni partnerin ashtu si është. Perspektivat dashurore të beqarëve duket të jenë të mira. Gjithsesi kjo nuk do te thotë qe ju duhet të flini dhe të prisni që çdo gjë të bëhet vetë. Është momenti që ta rishikoni më me kujdes situatën financiare. Beni pak kursim edhe me ujin, dritat, telefonin, etj. Edhe pse do ndiheni paksa të lodhur, nuk duhet të shqetësoheni shumë. Kjo është shumë normale pas një jave voluminoze. Merruni me tepër me familjen.
Akrepi

Nëse doni të keni mirëqenie në çift duhet me patjetër të qëndroni pak larg njerëzve të partnerit këtë fundjavë . Mos i lejoni ata të ndikojnë tek jeta juaj. Beqarëve do iu buzëqeshë fati. Do iu pëlqejë me tepër sesa duhet një mik i vjetër.. E vetmja gjë që duhet të bëni është të ulni shpenzimet. Sektori i shëndetit do jetë i mirë. Nëse jeni shkrimtar apo gazetar do ndiheni më të frymëzuar.