Dashi
Kjo e dielë do të jetë disi e ngadaltë, por mos u dekurajoni. Të paturit e ditëve jo shumë pozitive është mjaft e pranueshme, sidomos në këtë periudhë stresuese për punën. Megjithatë duhet të jeni të gatshëm për tu rikthyer në lojë, pasi në çështjet e biznesit, parashikohen mundësi shumë të mira.
Demi
Në dashuri mos u tregoni shumë cinik, pasi parashikohet një ditë mjaft e mirë për të rigjetur harmoninë dhe bashkëpunimin me partnerin/en. Në vendin e punës duhet të rrethoheni nga aleatë të vlefshëm, sa i takon realizimit të një projekti të ri.
Binjakët
Parashikohen mundësi shumë të mira për tu relaksuar më shumë dhe për të menduar për veten dhe mirëqenien tuaj. Vlerësoni më mirë kohën e kaluar me familjen apo partnerin/en.
Gaforrja
Duhet të shfaqeni më të vendosur në gjykimet që do të keni, pasi jeni duke kaluar një periudhë shumë të rëndësishme për jetën tuaj. Megjithatë kjo e dielë do të sjellë investime të rëndësishme. Në çështjet e dashurisë nuk duhet të jeni të nxituar.