Horoskopi për ditën e diel, 08 shtator 2019

Horoskopi

Dashi
21 Mars – 19 Prill
Të lindurit e kësaj shenje i pret një fundjavë e komplikuar dhe e mbushur me lodhje. Do të ndiheni të shqetësuar lidhur me disa projekte të cilat duhet ti përfundoni sa më parë. Vështirësi do të ketë edhe në punë dhe familje, ndaj përgatituni që të përballeni me një periudhë aspak të lehtë.

Demi
20 Prill – 20 Maj
Ky 8 shtator do të jetë mjaft i favorshëm për ju, në sajë të ndikimit të Hënës në shenjën tuaj. Nëse jeni vetëm, përgatituni për takime interesante. Fundjava paraqitet mjaft premtuese, ndaj përfitoni.

Binjakët
21 Maj – 20 Qershor
Pas një periudhe shumë të ngarkuar me stres, më në fund do të nisni të merrni frymë. Nëse jeni përballur me debate në familje apo me partnerin/en, mos u shqetësoni, pasi çdo gjë do të sistemohet. Këshillohet veçse që të bëni kujdes me shpenzimet e tepërta.

Gaforrja
21 Qershor – 22 Korrik
Gjatë kësaj fundjave më në fund do të mbusheni me frymë, pas problemeve profesionale dhe ligjore që keni pasur. Është momenti për tu rikarikuar, për t’iu përkushtuar njerëzve tuaj të zemrës dhe të mos bini pre e provokimeve.

Luani
23 Korrik – 22 Gusht
Pas një fillim jave pozitive, do të përballeni me një sërë ndryshimesh. Bëni mirë që të dëgjoni të afërmit tuaj dhe ti mbështesni nëse ju kërkojnë ndihmë.

Virgjëresha
23 Gusht – 22 Shtator
Pas disa ditëve të ngarkuara me stres, më në fund do të ndiheni më mirë. Nëse mundni dilni sa më shumë, pasi yjet janë në anën tuaj dhe premtojnë çlodhje.

Peshorja
23 Shtator – 22 Tetor
Këshillohet që gjatë kësaj të shtune të shmangni zënkat me njerëzit tuaj të dashur. Duhet të jeni sa më të durueshëm, pasi situatat e ngarkuara do të kalojnë shumë shpejtë.

Akrepi
23 Tetor – 21 Nëntor
Karikohuni me energji këtë fundjavë, e meritoni. Pas javëve të vështira që keni kaluar, ka ardhur momenti që të qetësoheni. Sa i takon dashurisë do të ketë zhvillime premtuese.

Shigjetari
22 Nëntor – 21 Dhjetor
Ka ardhur momenti për tu përballur me disa situata të mbetura pezull. Bëni mirë që të mos i shtyni projektet e reja, pasi është momenti për të vepruar.

Bricjapi
22 Dhjetor – 19 Janar
Hëna do të ketë ndikim mjaft të favorshëm dhe do ju karikojë me energji. Për këtë arsye do të gjeni forcën për të bërë miqësi të reja dhe do të punoni për një projekt të cilin e keni shumë përzemër. Ju pret një fundjavë mjaft e favorshme.

Ujori
20 Janar – 18 Shkurt
Kjo fundjavë do të jetë e mbushur me emocione. Nëse jeni vetëm ka ardhur momenti që të hidhni hapin e parë ndaj një personi që e keni shumë përzemër. Ju pret një periudhë mjaft harmonike.

Peshqit
19 Shkurt – 20 Mars
Do të keni mundësi që të merrni kënaqësi të mëdha mes fundjavës dhe fillimit të javës që vjen. E shtuna do të mundësojë rikuperim energjish, pasi më tej ju presin ditë të ngarkuara.