Horoskopi i plotë i 2019 për të gjithë shenjat e horoskopit!

Horoskopi

Bricjapi

Bricjapi është shenjë e Tokës dhe drejtohet nga Saturni. Bricjapët do ta nisin vitin me disa pasiguri, për shkak të një vendimi që nuk e keni marrë dot gjatë dhjetorit të vitit 2018. Falë ndikimit të planetëve, këtë vit do të jeni më të hapur për të komunikuar me të tjerët. Do të udhëtoni më shumë, do të njihni më shumë njerëz dhe do të përmirësoheni. Në janar do t’i vini vetes një synim që do të bëni çmos ta përmbushni deri në fund të vitit. Përgjatë rrugës do të përballeni me njerëz që do t’ju pengojnë dhe do t’ju sfidojnë. Në mars do të futeni në një periudhë reflektimi. Ata nga ju që kanë bashkëpunime financiare me ortakë do të hasin në vështirësi, sidomos personat që janë pjesë e një sistemi ligjor. 20 qershor-4 korrik është periudhë me rëndësi për të kryer investime. Saturni ndikon në marrëdhëniet dhe fushën e ndjenjave që prej qershorit të vitit 2018. Ai vë në provë forcën e të gjitha marrëdhënieve ekzistuese, por edhe të disa të tjerave që janë mbyllur. Gushti dhe shtatori do të shënojnë një periudhë të mbushur me harmoni. Disa nga ju që janë duke studiuar do të marrin propozime për punë, por shumë prej jush do të vendosin të shpërngulen për të gjetur diçka më të mirë. Këtë vit do të shqetësoheni më shumë për shëndetin e një të afërmi tuaj sesa për vete. Bëni kujdes me ushqimet që konsumoni në familje. Problemet me stomakun do të jenë të shumta, por ta dini se problemet shëndetësore s’e kanë fillesën tani. Ky është viti i duhur për të gjetur një metodë alternative për t’u ushqyer.

Ujori

Ujori drejtohet nga Urani dhe është shenjë e ajrit. Do të ndiheni ndryshe që në fillim të vitit, por ta dini se gjithçka varet nga ndryshimet e dy viteve të fundit. Në shenjën tuaj do të jetë vetëm planeti i Neptunit këtë vit, i cili do të ndikojë më shumë tek personat që kanë lindur mes datave 1-7 shkurt. Të gjithë ata që janë të pasionuar pas artit dhe muzikës, mund të ndjekin ëndrrën e tyre. Shumë shpesh ndodh që të lindurit në këtë shenjë e humbasin sensin e realitetit, i besojnë shumë fatit dhe s’u kushtojnë rëndësi financave. Urani, planeti i ndryshimit do të ndikojë edhe në të ardhurat tuaja që do të pësojnë ulje-ngritje të vazhdueshme. Mesi i majit do të shënojë një periudhë ngërçi. Në jetën tuaj do të hyjnë njerëz të rinj që janë më krijues sesa ju. Periudha qershor-tetor është vendimtare për krijimin e një marrëdhënieje të shëndetshme. Në periudhën 26 gusht-10 shtator do ta keni të vështirë të kuptoheni me partnerin/en. Shumë nga ju parapëlqejnë të vetëpunësohen. Në aspektin profesional do të ketë ndryshime të shumta, sidomos gjatë verës. Ndërsa në aspektin shëndetësor duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm, sepse trupi po ju jep sinjale jo shumë pozitive. Gjatë shtatorit do të gjeni zgjidhje për një problem të hershëm. Ky është çasti i duhur për t’u këshilluar me mjekët.

Peshqit

Peshqit, shenjë e ajrit dhe drejtohet nga Neptuni, njësoj si Gaforrja dhe Akrepi. Gjatë vitit 2019 do të ndodhin shumë ngjarje të pazakonta për të lindurit në këtë shenjë. Këtë vit duhet të tregoheni të vërtetë me veten dhe të ndiqni idetë tuaja unike. Periudha janar-mars është e duhura për të promovuar idetë tuaja. Gjatë majit do të ndiheni të zhgënjyer, ngaqë ju kanë bërë shumë premtime, por shumë pak kanë vepruar. Përfitoni nga koha për të mbaruar studime të lëna pezull apo çështje ligjore të pazgjidhura. Për durimin që do të tregoni do të shpërbleheni në gusht dhe në shtator, muaj gjatë të cilëve do t’ju jepet mundësia për të pasur bashkëpunime të reja. Nëse flasim për fushën e ndjenjave, ky do të jetë viti më emocionues, gjatë të cilit do të zini miq të rinj për kokë. Do të kuptoni më në fund se marrëdhëniet e së shkuarës i përkasin pikërisht asaj periudhe dhe ju duhet të ecni përpara. Do të josheni shumë nga personat që kanë kultura të ndryshme nga juaja. Sa për karrierën, ju kërkoni vazhdimisht më shumë hapësirë dhe të mos keni njeri mbi kokë, por kur punoni në një kompani, nuk ka si të jetë ndryshime. Mundësi të reja gjatë qershorit. Shumë nga ju do të vuajnë nga alergjitë stinore, prandaj duhet të bëni kujdes. Një problem familjar do t’ju shqetësojë, një operacion i papritur apo një shtrim në spital i një të afërmi.

Kliko këtu për Dashin, Demin dhe Binjakët

Kliko këtu për Gaforren, Luanin dhe Virgjëreshen!