E dini shenjën tuaj në horoskopin kinez? Ja çfarë iu pret në 2019-tën sipas saj!

Horoskopi

 640 0 5c3f848355d19
Viti i Majmunit (1920, 1932, 1944, 1956, 1968, 1980, 1992, 2004, 2016, 2028)

Njerëzit e lindur në Vitin e Majmunit janë zakonisht inteligjentë dhe kanë natyrë energjike. Ata kanë personalitete manjetikë që tërheqin turmat. Këta kanë personalitet shumë joshës dhe kanë një anë ekscentrike që i bën të zotërojnë edhe aftësinë e të biseduarit me këdo. Janë mendjemprehtë, dhe kanë aftësinë të kthejnë cdo situatë në një situatë humori. Nga ana tjetër, shumë njerëz besojnë se personaliteti i Majmunit nuk është për t’u besuar. Kjo për shkak të shakave të tyre të vazhdueshme që u bëjnë të tjerëve. Njerëzit e lindur në Vitin e Majmunit kanë shumë energji dhe në shumicën e kohës janë të pandalshëm. Kjo e bën të vështirë të zgjedhin karrierën. Megjithëkëtë, këta njerëz mund të kenë sukses në mjedise që lulëzojnë prej ndryshimit, gjë që përfshin edhe marrëdhëniet dinamike.

Viti i Gjelit (1921, 1933, 1945, 1957, 1969, 1981, 1993, 2005, 2017, 2029)

Njerëzit e lindur në Vitin e Gjelit kanë një sens të fortë të industrisë dhe të kujdesit kur flitet për punën. Po kështu, ata i shprehin kollaj mendimet e tyre, sepse mendojnë që kanë gjithë të drejtën t’i ndajnë ata. Po kështu, ata duan të jenë në qendër të vëmendjes. Ata shpeshherë shprehin një stil që tërheq shumë vëmendjen. Dhe zakonisht e marrin vëmendjen që kërkojnë. Pavarësisht kërkesave të tyre, shpeshherë frustruese, këta njerëz kanë shumë miq. Po kështu, ata mund të jenë shumë besnikë në marrëdhënie. Për shkak të standardeve të tyre të larta, njerëzit e lindur në Shenjën e Gjelit shpeshherë kanë tendencën të arrijnë sukses të madh në karrierën që zgjedhin. Në karrierë, ky do të jetë viti i tyre brilant.

Viti i Qenit (1922, 1934, 1946, 1958, 1970, 1982, 1994, 2006, 2018, 2030)

Njerëzit që kanë lindur në Vitin e Qenit njihen gjerësisht për ndershmërinë dhe besnikërinë kur flitet për marrëdhëniet. Qoftë kur kanë një hobi apo një karierë, ata punojnë me zemër dhe shpirt për të. Po kështu ata u përmbahen fort parimeve të tyre të drejtësisë. Ata kanë aftësi shumë të mëdha të zgjidhjes së problemeve. Zakonisht këta njerëz kanë nevojën të kritikojnë dhe njihen për gjuhën e mprehtë. Kur vjen fjala tek miqtë dhe marrëdhëniet, këta janë shumë të besuar. Megjithatë, kur flitet për njeriun special, mund të mos falin. Kjo sepse mbajnë hatër, deri kur ndiejnë që janë zbutur. Zakonisht të lindurit në këtë vit kërkojnë marrëdhënie të gjatë e të qëndrueshme. Kjo i bën besnikë për jetë, sidomos kur ndiejnë që e kanë gjetur shpirtin binjak.

Viti i Derrit (1923, 1935, 1947, 1959, 1971, 1983, 1995, 2007, 2019, 2031)

Për të lindurit në Vitin e Derrit, mund tëthemi se janë shokë shumë të mirë. Kjo sepse janë tolerantë, të mirë, të sinqertë dhe të fortë intelektualisht. Kjo i ndihmon të kenë performancë të mirë në biseda të pasura. Shpeshherë e përdorin intelektin për të ndjekur objektiva sfiduese dhe në fund i arrijnë. Këta njerëz bëjnë më të mirën për të ruajtur harmoninë sociale. Kështu që ata i injorojnë të metat e njerëzve dhe kërkojnë më të mirën tek njerëzit. Zakonisht ata kanë një sens të fortë humori. E meta e tyre më e madhe është se janë tejet naivë kur presin gjëra të mira nga të tjerët. Një prej pikave të tyre më të dobëta është se ndiejnë zemërim kur nuk marrin nga njerëzit, të njëjtën mirësi që japin. Ndonëse simpatizojnë materialen dhe fiziken, ata gjithashtu vlerësojnë shumë familjen dhe shtëpinë.