E dini shenjën tuaj në horoskopin kinez? Ja çfarë iu pret në 2019-tën sipas saj!

Horoskopi

 640 0 5c3f843807700

Viti i Dragoit (1916, 1928, 1940, 1952, 1964, 1976, 1988, 2000, 2012, 2024)

Zakonisht njerëzit që kanë lindur në Vitin e Dragoit janë karizmatikë dhe rrezatojnë gjithmonë energji. Gjithashtu janë shumë inteligjentë dhe të talentuar. Në disa raste mund të jenë të egërsuar dhe të zhurmshëm. Shpesh ndjekin rrugën e tyre, duke mos besuar që ka rregulla që mund t’i ndalin. Po kështu, ata janë perfeksionistë dhe mund të jenë shumë kërkues ndaj të tjerëve, ashtu si janë ndaj vetes. Megjithëkëtë, dragonjtë përgjithësisht kanë prirjen të jenë të suksesshëm. Ata shijojnë gjithashtu situata sfiduese, që u japin mundësinë të përdorin talentin dhe energjinë e lindur. Sa për marrëdhëniet, këta njerëz janë të përkushtuar kur janë në marrëdhënie. Megjithatë, lidhjet s’janë shumë të rëndësishme për ta, sepse janë fansa të aventurës dhe kështu do të jetë edhe gjatë këtij viti.

Viti i Gjarprit (1917, 1929, 1941, 1953, 1965, 1977, 1989, 2001, 2013, 2025)

Këta njerëz njihen si mendimtarë të thellë. Ata zotërojnë urtësi të madhe. Gjithashtu, ata janë të gatshëm të punojnë pa pushim për të arritur objektivate tyre, në heshtje, pa e kuptuar kush. Njerëzit e lindur në Vitin e Gjarprit kanë dhe një anë shumë joshëse dhe romantike. Zakonisht ata kërkojnë elegancën në marrëdhënie. Nga ana tjetër, këta janë njerëz xhelozë. Zakonisht ata duken si vetmitarë dhe herë pas here kanë prirjen të mbajnë sekrete. Në fund duhet të dini që njerëzit e Gjarprit, në shumicën e rasteve, vlerësojnë dhe preferojnë vetminë.

Viti i Kalit (1918, 1930, 1942, 1954, 1966, 1978, 1990, 2002, 2014, 2026)

E keni dëgjuar ndonjëherë shprehjen popullore “punon si kalë?” Nëse po, duhet të dini që kjo shprehje gjen tërësisht zbatim tek këta njerëz. Njerëzit e lindur në vitin e Kalit përpiqen shumë në punën e tyre. Ata i përkushtohen shumë suksesit dhe punës së fortë. Këta njerëz mund të sfidohen shpesh prej emocioneve të tyre. Ajo që duam të themi është që janë të prirur të shpërthejnë prej temperamentit që kanë dhe bëhen impulsivë, sidomos në dashuri. Për ta mund të themi gjithshtu se nuk janë shumë të mirë për punën apo lojën në ekip. Ata preferojnë punën e pavarur. Pavarësia mund t’u japë tipare egoizmi. Nga ana tjetër, intelekti i tyre i fortë dhe aftësitë e shkëlqyera verbale i ndihmojnë në shumë situata sociale. Njerëzit e Kalit mund të jenë shumë popullorë.

Viti i Dashit (1919, 1931, 1943, 1955, 1967, 1979, 1991, 2003, 2015, 2027)

Njerëzit e lindur në Vitin e Dashit zakonisht janë joshës dhe të pëlqyeshëm. Ndonëse në shumicën e rasteve janë të pëlqyeshëm në shoqëri, ata mund të jenë dhe shumë të rezervuar. Gjithashtu, për të lindurit në shenjën e Dashit mund të themi se janë të mirë, të ndjeshëm dhe simpatizues. Zakonisht këta njerëz janë të interesuar për artin, natyrën dhe kulturën, kështu që shpesh kanë edhe natyrë artistike apo krijuese. Nga ana tjetër, në shumë raste këta njerëz mund të bien pre e pesimizmit dhe të ankohen shumë. Zakonisht ata ose janë me vetëbesim të lartë, ose të mangët, ose janë të fortë ose të druajtur. Megjithatë në marrëdhënie, ata ndihen të përmbushur, sa kohë që ka siguri. Qëndroni të sigurt me ta gjatë këtij viti.