Çfarë ka rezervuar 2019 për ju? Horoskopi i vitit për shenjën tuaj!

Horoskopi

horoskopi2019.jpg

Dashi

Sikurse Luani dhe Shigjetari që drejtohen nga Marsi, edhe Dashi është një shenjë që mbështetet tek ai. Muajt e parë do të jenë më të lehtë se viti që po lëmë pas, por pikërisht në këta muaj duhet të reflektoni mbi jetën tuaj. Gjatë katër muajve të parë do të paraqiten mundësitë më të mira. Dy Hëna të reja do të hyjnë këtë muaj në shenjën e Dashit, më datë 21 mars dhe më 19 prill. Mes këtyre datave keni mundësi për të nisur një jetë të re, të shpërnguleni diku, të nisni karrierën, të mbroni kauzat tuaja personale me më shumë entuziazëm e kurajë. Njësoj si në 2018, gjatë qershorit do të keni sërish probleme në familje. Priten shpenzime në familje gjatë prillit dhe majit. Kohët e fundit mund të keni blerë një tokë, për të cilën duhet të investoni. Priten përfitime financiare gjatë shtatorit falë ortakërive dhe bashkëpunimeve. Kohët e bukura në sferën e ndjenjave priten pas muajit gusht. Gjatë shtatorit katër planetë kalojnë në shenjën tuaj, por më shumë rëndësi ka Jupiteri. Nëse jeni në kërkim të një partneri/eje, duhet të udhëtoni ose të dilni nga rrethi shoqëror i zakonshëm. 14 tetori do të jetë një ditë e veçantë për ju. Sa për karrierën tuaj, duhet të përpiqeni shumë që në fillim të vitit dhe disa nga ju do të marrin propozime për vende të reja pune. Muajt më të favorshëm janë prilli dhe maji, kohë kur do të lidhni kontrata me rëndësi. Në mars dhe korrik do të kaloni vështirësi nga ana shëndetësore, sidomos në dietën që mbani. Bëni shumë kujdes në dhënien e makinës në fund të prillit dhe fillim të majit. Mos harroni se shpejtësia dhe veprimet e nxituara lëndojnë shumë!
Demi
Viti 2019 do të jetë viti kur të lindurit e shenjës së Demit do t’i caktojnë vetes një synim të rëndësishëm dhe shumë personal, të cilin duhet ta realizojnë para dhjetorit. Këtë vit do t’ju vijnë në ndihmë më shumë planetë sesa vitin e kaluar. Nëse punoni me këmbëngulje, nga shkurti deri në fillim të qershorit, do të korrni shumë fryte të punës suaj. Bëni kujdes me shpenzimet gjatë 5-6 muajve të parë të vitit. Tregohuni të zgjuar dhe kurseni nëse mundeni, sepse ky vit do të karakterizohet nga vendime të rëndësishme financiare. Venusi është planeti juaj mbështetës dhe këtë vit do të përqendrohet vetëm te çështjet financiare. Data 17 maj do të ketë një rëndësi të veçantë. Fundi i nëntorit dhe dhjetori do të shënojnë një zhvillim të suksesshëm. Për sa u përket ndjenjave, këtë vit do të jenë të favorizuara lidhjet e pazakonta, të personave nga vende dhe me kombësi të ndryshme. Gushti dhe shtatori do të jenë më të bukurit në fushën e ndjenjave, ndërsa maji është muaji i ndryshimeve. Shumë nga ju mund të ndryshojnë vendin e punës në fillim të vitit. Periudha nga 3 shkurti deri më 21 mars është e duhura për t’u përqendruar te karriera dhe për të pasur një progres të shkëlqyer. Të lindurit nga data 3-7 maj duhet të bëjnë kujdes me alkoolin dhe mjekimet që marrin. Sistemi juaj imun nuk është shumë i fortë. Problemi më i madh për të lindurit në këtë shenjë janë ëmbëlsirat, ja pse duhet të bëni ndryshime në dietën tuaj, sidomos pas muajit prill.
Binjakët
Binjakët drejtohen nga Venusi dhe këtë vit do t’i përqendrojnë të gjitha energjitë në kërkim të një vendi pune apo të një ndryshimi në interes profesional. Venusi do të qëndrojë në shenjën tuaj nga data 4 prill deri më 7 gusht, ja pse kjo periudhë është më e favorshmja për ju. Venusi ndikon te paratë, te ndjenjat, te marrëdhëniet tuaja dhe pikërisht në këto sfera ju kërkoni përmirësim. Vendimet që do të merrni nga prilli deri në qershor do të përcaktojnë nëse do të qëndroni brenda buxhetit që keni apo do të prishni pa hesap. Kujdes se mos merrni borxhe. Përmirësime të ndjeshme në fund të vitit në aspektin financiar. Venusi do të ushtrojë ndikimin e tij edhe në marrëdhëniet e intime. Do të njihni njerëz të rinj dhe shumë të rëndësishëm. Priten të ndodhin ndryshime gjatë majit dhe qershorit. Kujdes nga problemet e së kaluarës dhe mos ia hidhni fajin njëri-tjetrit, sepse kjo gjë do të ndikojë në harmoninë e marrëdhënies. Në shtator mundësitë për personat e vetmuar janë më të mëdha. Nëse kërkoni prej kohësh një rritje rroge që ju është mohuar, atëherë priten ndryshime në maj dhe qershor. Të lindurit në datat 1-7 qershor bëjnë mirë të kërkojnë punë në fushat krijuese dhe artistike. Bëni kujdes dhe shprehini ndjenjat tuaja të vërteta ndaj të tjerëve, gjë që rrallë e bëni. Datat 10 gusht dhe 2 shtator janë të duhurat për të nisur trajtime për të lindurit në këtë shenjë që vuajnë nga bronkiti.

Kliko këtu për shenjat e tjera!o këtu për shenjat e tjera!