Vranësira dhe reshje të vazhdueshme shiu, ja si parashikohet fundjava

Aktualitet

Dita e sotme do të vazhdojë të ketë mot të paqëndrueshëm dhe me vranësira të shumta. Temperaturat do të lëvizin nga 9 deri në 15 gradë celsius. Moti i njëjtë do të vazhdojë edhe përgjatë ditës së shtunë, duke bërë kështu që dielli të jetë i kursyer.

Java e ardhshme pritet të sjellë ndryshime të konsiderueshme me një mot më të qetë dhe temperatura që do të rriten deri në 22 dhe 25 gradë celcius.