Voltana Ademi “blindon” Shkodrën, ja ç’do të ndodhë në kryeqendrën e veriut duke filluar nga SOT

Aktualitet Botë/Rajon

Ka shkuar në 70 numri i të prekurve me Covid-19 në qytetin e Shkodrës, duke e renditur kryeqendrën e veriut si vatrën e dytë më të madhe të përhapjes së Koronavirusit në Shqipëri. E gjendur përballë kësaj situate aspak të lehtë kryebashkiakja Volta Ademi ka dhënë urdhër që një treg të mbyllet, e një tjetër të funksionojnë me gjysmë kapaciteti. Në një vendim të firmosur sot prej saj, kërkohet nga qytetarët që të marrin masa shtesë për kufizimin, monitorimin dhe kontrollin e lëvizjeve të autorizuara.

VENDIMI I PLOTË

“PËR MARRJEN E MASAVE SHTESË PËR KUFIZIMIN, MONITORIMIN DHE KONTROLLIN E LËVIZJEVE TË AUTORIZUARA TË TË GJITHË QYTETARËVE NË QYTETIN E SHKODRËS” Njoftohen të gjithë banorët: 1. Marrjen e masave shtesë për kufizimin, monitorimin dhe kontrollin e lëvizjeve të autorizuara të të gjithë qytetarëve në qytetin e Shkodrës dhe në Njësitë Administrative:

Në tregun pranë Merkatës së Rusit. Duke filluar që nesër, datë 14.04.2020, në treg do të tregëtojnë sipas radhës më poshtë: 1. Një ditë tregëtarët që kanë kontratë për hapësirë tregëtimit të shënuar me numër çift dhe ditën tjetër tregëtarët që kanë kontratë për hapësirë tregëtimit të shënuar me numër tek. 2. U kërkohet të gjithë tregëtareve të mos ekspozojnë mallrat dhe produktet ushqimore dhe industriale jashtë dyqaneve, në hapësirën publike.

Në tregun Zdrale: Ndalohet tregëtimi dhe hapja e tregut për një peiudhë dy – javore, për subjektet që shesin me pakicë dhe në shumicë në këtë treg. Këkrkohet lirimi i hapësirës publike për një periudhë dy javore.

Të gjithë subjekteve tregëtare në Shkodër u kërkohet:

• Respektimi i masave higjeno-sanitare të shitjes së produkteve ushqimore dhe të tjera në ambjentet e tregëtimit.

• Marrja e mbrojtëse shtesë për punonjësit që shërbejnë për klientët.

• Përmirësimi i vijëzimit dhe sinjalistikës për mbajtjen e radhës dhe distancës së duhur fizike orientuese për klentët.

• Ndalohet ekspozimi i produkteve ushqimore dhe industriale jashtë dyqaneve, në hapësirën publike.

Të gjitha subjektet, bare dhe restorante, aktualisht të mbyllura në respektim të masave kufizuese, u kërkohet që sot, brenda ditës, të lirojnë hapësirën publike në përdorim, të largojnë të gjithë karriget dhe mjetet të tjera.

Të gjithë banorëve të Bashkisë Shkodër u kërkohet marrja e masave shtesë për respektimin e distancës fizike, marrjen e masave shtesë për mbrojtjen vejake dhe të familjes me maska dhe doreza gjatë lëvizjëes së autorizuar për kryerjen e shërbimeve për familjen.

Të gjithë banorëve u kërkohet të pajisen me autorizimin përkatës dhe vetëm për të kryer shërbimet e blerjet e domosdoshme për familjen Në rast moszbatimi të këtij vendimi, Bashkia Shkodër do të veprojë me masat adminstrative përkatëse.