Aleksandër Sallabanda, ekspert i shëndetit publik ka folur për situatën e COVID-19. Sipas tij në një luftë gjithmonë ka njerëz që sakrifikojnë për dikë tjetër, ndërsa theksoi se qytetarët duhet të kuptojnë se tashmë duhet të bashkëjetojmë me të keqen.
E pranoni mundësinë qarkullimit të virusit në një periudhë më të hershme?
Sallabanda: Nëse do ti futemi këtij diskutimi duhet ta konkretizojmë. Përpara një pragu epidemie ka gjithmonë vend për të diskutuar.
Një virus që nuk jep infeksion nuk është e lehtë të supozohet se ka qenë , kjo duhet faktuar dhe ne nuk e faktojmë dot. Për të dalë nga kjo situatë një nga kriteret është edhe marrja e masave. Marrja e masave është në të gjithë botën. Besoj që për çdo zhvillim, ne shikojmë Amerikën, si shpëtimtarin tonë.
Dalja e situatës nga epidemia kërkon shumë veprime dhe një nga këto të mbrohet jeta e njerëzve. Dikush ka menduar që populli jonë nuk i zbaton të gjitha ligjet. Kjo ka të bëjë edhe me kulturën e individit. Është e drejta e shtetit që të mos lejojë mbi 60 vjeçarët të dalin. Pjesa tjetër duhet të mbetet në konsideratë sepse 85 % infektohen pa shenja klinike, 10 % me forma të lehta dhe 2 % me forma të rënda.
Nëse kam 85 % që nuk duan tja dijnë për infeksionin, por që na dhurojnë imunitet, është një pasuri shumë e madhe sepse këtë imunitet ne duhet ta vendosim në përdorim të të gjithë popullatës. Duhet të krijojmë brezin e sigurisë së imunitetit, ose e quajtur ndryshe imuniti i tufës.
Specialistët nga e gjithë bota thanë, që të dalim nga kjo situatë duhet të krijojmë brezin e imunitetit.
Duhet ti besojmë shkencës, vaksina që të vijë kërkon një kohë shumë të gjatë, por ka edhe shumë vështirësi për ta aplikuar. Duhet të krijojmë brezin e sigurisë, imun, që ne të kemi antitrupa në trupin tonë duhet të shuajmë në 60% nivelin e epidemisë. Ndërkohë mbi 90% do të na duhet që të shuhet e gjithë kjo pandemi. Që të ndodhë një gjë e tillë duhet të kemi njerëz që të kenë antitrupa që do të thotë të jenë ndeshur me virusin.
Gjatë bisedës në studio mjeku u shpreh se virusi SARS ndryshe nga koronavirusi pati shpërthime që u tretën vetvetiu, ndërsa theksoi se virusi do të zhduket në mënyrë naryrore.
Përse u zhduk SARS dhe nuk zhduket koronavirusi?
“SARS u zhduk sepse ishte pak dhe ishin shpërthime që tretën vetvetiu,
Duhet që 60% e të gjithë rruzullit tokësor të ketë antitrupa dhe duhet të gjejmë një mënyrë që çdo rreth të marrë detyrën. Virusi do të zhduket në mënyrë natyrore, ashtu si është krijuar. Vërtet kemi marrë masa të forta për të mos qarkulluar në rrugë, por ku i çojmë të infektuarit natën, në shtëpi dhe në këtë mënyrë infektohen të tjerë. Masat janë të diskutueshme, por nuk mund të thuhet që nuk janë të rëndësishme. Gjithashtu qytetarët brenda shtëpisë duhet të qëndrojnë të ndarë.
Më tej ai u shpreh se shkenca kërkon kohë dhe durim, ndërsa theksoi se për personat që janë mbipeshë ka rrezik që pa lëvizur të dëmtohet, ai që është me diabet ka nevojë për mjekim. “Duhet treguar kujdes edhe me qëndrimin në shtëpi”, theksoi Sallabanda.
Virusi do të rikthehet në shtator?
Sallabanda: Patjetër që po.
Ndër të tjera ai theksoi se duhet të gjendet se kush janë kitet më të mira në mënyrë që të ndërtohet shtresa imunitare. Janë dy teste për tu bërë, testi për të zbuluar nëse e kemi pasur virusin dhe teste për antikorpin.
Një gjë është e sigurt që ne duhet të shpëtojmë jetë dhe të çojmë ekonominë përpara. Shtresën imunitare të popullatës pjesërisht do ta ndërtojmë nga imuniteti natyror dhe pjesërisht nga vaksina.