Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar 4 raste të reja me COVID-19 në 121 teste të kryera. Në daljen e përditshme për publikun, Eugena Tomini bëri me dije se ky është numri i vogël i rasteve me COVID-19 në vendin tonë në 8 javë pandemi.
Ministria e Shëndetësisë: 4 raste të reja, shkon në 872 numri i të prekurve Sot, numri më i ulët i rasteve ditore pozitive në 8 javët e fundit Dr. Eugena Tomini Instituti i Shëndetit Publik Ju bëjmë me dije të dhënat e 24 orëve të fundit të situatës së COVID 19 në Shqipëri.
“Situata epidemiologjike në vend paraqitet e qëndrueshme mbeshtetur në identifikimin e rasteve të deritanishme dhe gjurmimin epidemiologjik në mënyrë aktive. Bazuar në të dhënat e deritanishme vlerësohet se numri efektiv i riprodhimit nga data 24 prill e në vazhdim ka zbritur nën kufirin kritik (për R < 1).
Sot është numri më i ulët i rasteve ditore pozitive, e përllogaritur në 8 javët e fundit. Në 24 orët të fundit janë testuar 121 qytetarë të dyshuar si të prekur me Covid-19 dhe kanë rezultuar pozitivë 4 qytetarë, përkatësisht 2 qytetarë në Tiranë, 1 në Kamëz dhe 1 në Shkodër.
Të shëruar janë 4 qytetarë. Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 872 qytetarë. 654 qytetarë janë shëruar, ose 75% e të gjithë të prekurve. Në të gjithë vendin aktualisht janë 187 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër, Kamëz. Situata në spitale paraqitet e qëndrueshme prej ditësh. Aktualisht në dy spitalet COVID janë të shtruar 28 pacientë dhe vetëm 3 prej tyre janë në terapi intensive”, tha dr. Tomini.