Kreu i OBSH-së shprehu shqetësimin e tij për ndarjet që koronavirusi ka krijuar globalisht.
“Bota nuk ka parë kurrë diçka të tillë që nga gripi spanjoll në 1918”, tha sekretari i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në një konferencë për shtyp, duke krahasuar pandeminë në vazhdim me pandeminë e gripit spanjoll më shumë se një shekull më parë që besohet të ketë vrarë të paktën 50 milionë njerëz.
“Ky është një virus shumë i rrezikshëm dhe është shumë e vështirë të luftosh këtë virus në një botë të përçarë”, tha ai.
Shtetet e Bashkuara dhe Kina kanë shkëmbyer akuza për origjinën dhe trajtimin e koronavirusit.
Presidenti Donald Trump ndaloi dhënien e fondeve ndaj OBSH-së, duke akuzuar e akuzuar këtë të fundit si “pro Kinës” .