Ministria e Kulturës dhe Mbrojtjes Sociale ka vendosur që të mbyllë të gjitha subjektet kulturore me qëllim ndalimin e përhapjes së koronavirusit.
Do të pezullohen të gjitha aktivitetet kulturore, konferencat, këshillat kombëtare, dëgjesat publike të parashikuara deri në datën 3 prill 2020.
Ndër to bëjnë pjesë Teatri Kombëtar, Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullore, Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, Cirku Kombëtar, Qendra Kombëtare Kulturore për Fëmijë dhe Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit.
Ndërsa Biblioteka Kombëtare do të pezullohet deri në një njoftim të dytë. Protokolli për ankesa e kërkesa do të funksionojë me orar të reduktuar.