Sllovenia është vendi i parë europian që shpalli zyrtarisht fundin e pandemisë së koronavirusit.
Sipas të dhënave nga ministria e Shëndetit, më pak se 40 njerëz rezultuan të infektuar me koronavirus, por përgjatë dy javëve të fundit. Ndërsa numri i transmetueshmërisë së virusit që njihet ndryshe si R ose R0 regjistroi nën 1.
R nën 1 do të thotë se çdo individ i infektuar mund të transmetojë virusin mesatarisht në më pak se një person tjetër.
Por pavarësisht se u shpall fundi i pandemisë qeveria njoftoi se do të kryejë më shumë teste, ndërkohë që tubimet publike do jenë të ndaluara
Megjithatë ka një sërë masash të tjera që do të jenë në fuqi. Në hapësirat publike do të jenë më detyrim mbajtja e maskave, të paktën deri në fund të këtij muaji.