Vendet dhe llogaritë serioze ku mund të dhuroni ndihma për të prekurit e tërmetit

Aktualitet

Që prej ditës së djeshme, brenda dhe jashtë kufijve, shqiptarët nuk kanë reshtur së ndihmuari ata që kanë nevojë; solidariteti është i jashtëzakonshëm. Megjithatë, pavarësisht se ndihmat monetare dhe materiale kanë qenë mbresëlënëse, historia e njerëzimit ka treguar se në të tilla situata, jo pak njerëz kanë abuzuar, ndaj që kontributi juaj të shkojë vërtet në ndihmë të familjeve në nevojë, drejtohuni në vendet dhe llogaritë bankare të sigurta.

Fondacioni “Fundjavë Ndryshe” ka ngritur një pikë grumbullimi ku mblidhen batanije, ushqime dhe rroba në Sheshin Nënë Tereza. Nëse doni të ndihmoni sadopak, drejtohuni aty.
Gjithashtu mund të dhuroni te linku në GoFundMe, ku janë mbledhur afro 900,000 dollarë. Emra të njohur shqiptarë si grimieri Mario Dedivanovic,  modelja Vildane Zeneli, sipërmarrësit Armina Mevlani dhe Erion Kosovrasti, si dhe më shumë se 14,000 qytetarë të thjeshtë kanë kontribuuar përmes këtij linku.


Raiffeisen Bank

SWIFT CODE – SGSBALTX

0011184027 – ALL – AL76202110130000000011184027
0021184027 -EUR – AL61202110130000000021184027
0031184027 -USD – AL46202110130000000031184027

Sheshi i Teatrit Kombëtar është kthyer në një vend ku qytetarët mund të mbledhin ndihma për gjithë të prekurit, qofshin ushqime, veshmbathje a batanije.

Inspektoriati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore ka vënë në dispozicion këto llogari bankare ku mund të dhuroni çfarëdo shume të keni mundësi.
ABI Bank, që do të ofrojë një shumë monetare për komunitetet e dëmtuara si ndihmë për nevojat urgjente, ka vendosur në dispozicion këto llogari:

EUR: AL662101101200000000022587 94
LEK: AL842101101200000000022587 61
USD: AL702101101200000000022588 19

Liceu Artistik “Jordan Misja” dhe Kryqi i Kuq në Tiranë presin ndihma deri në orën 12:00.

Për pikat nëpër rrethe
Interesohuni pranë Bashkive të qytetit tuaj. Anabel.al ka përpiluar një listë me vende të sigurta ku mund të drejtoheni.

Berat – Agropika tek stadiumi “Tomorri”, kati i parë

Vlorë – teatri “Petro Marko”, ora 08:30/ perde Efti (Conad dhe ish-gjyqi i vjetër), ora 10:00

Elbasan – para Bashkisë dhe teatri Skampa

Korçë – Katedralja, ora 12:00/ farmaci “Urgjenca”

Tiranë – Tenda e Ndihmave para Bashkisë/ Sheshi Nënë Tereza/ Teatri Kombëtar

Lushnje – Kinoteatri “Vaçe Zela”

Kukës – Pallati i Kulturës

Gjirokastër – Pallati i Sportit

Fier – Bashkia

Tropojë – hotel Turizëm “Shkëlzeni”

Pogradec – Pallati i Kulturës (shtëpizat e drurit)

Shkodër – Luigj Gurakuqi

Sarandë – Gjimnazi “Hasan Prishtina”

Librazhd – Qendra e qytetit, ora 17:00-18:00

Mat – sheshi para Turizmit

Burrel – te Markata, ora 09:00-19:00