Ulje temperaturash e vranësira; Ja si do të jetë moti deri në fund të shtatorit

Aktualitet

Fundi i shtatorit duket se do ta gjejë vendin tonë me vranësira e kthjellime të herëpashershme. Në ditët në vazhdim në zonat jugore-juglindore pritet të ketë rrebeshe shiu e stuhi të forta.
Ndërsa përgjatë gjithë fundjavës, pritet të ketë vranësira.
“Oret vijuese paraqiten me kthjellime dhe vranësira të shpeshta të cilat ne zonat jugore-juglindore do të sjellin rrebeshe shiu dhe stuhi të forta ere.
Fundjava karakterizohet nga moti i kthjellet dhe vranësira të shpeshta në të gjithë vendin”.
Ndërsa përsa i përket javës në vazhdim, pritet një rikthim i shirave, por me një përmirësim përsa i përket ditëve të fundit të muajit.
“Përsa i përket javës tjetër sërish pritet zhvillim i vranësirave duke sjellë shira në të gjithë vendin, më të dendura gjatë ditës së martë. Që nga dita e mërkurë dhe deri në fund të muajit do të ketë rikthim te kthjellimeve në territor.