Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 496 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitive me COVID-19, 68 raste. Ndërkohë 3 qytetarë kanë humbur jetën, nga të cilët njëri pa sëmundje shoqëruese.
“Në 24 orët e fundit, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 3 qytetarë: Një 57-vjeçare dhe një 80-vjeçar nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese, dhe një 62-vjeçar nga Fieri pa sëmundje të tjera.
Aktualisht në dy spitalet COVID, në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 124 pacientë, 20 në terapi intensive dhe 7 pacientë janë të intubuar. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 496 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 68 raste pozitive.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 34 raste në Tiranë, 10 në Krujë, 5 në Durrës, 3 në Shkodër, nga 2 raste në Dibër, Shijak, nga 1 rast në Kurbin, Korçë, Elbasan Kukës, Lezhë, Vlorë, Tropojë, Kamëz, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Prrenjas, Klos.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 66 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 2463 që nga fillimi i epidemisë”, bëri me dije Ministria e Shëndetësisë.
COVID-19 – Statistika (22 Korrik 2020)
Testime totale 36834
Raste pozitive 4358
Raste të shëruara 2463
Raste Aktive 1775
Humbje jete 120 (Qarku Tiranë 62, Shkodër 20, Durrës 17, Fier 6, Elbasan 5, Vlorë 4, Kukës 2, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1, Korçë 1)