Ditën e sotme Tring vizitoi Institutin e Nxënësve që Nuk Shikojnë.
Pasi u takuam me drejtorin Emilino Lule ai shprehu se instituti është i vetmi në të gjithë vendin, që garanton cilësi në mësimdhënie nga një staf i kualifikuar profesionalisht dhe i aftë për të mësuar nxënës të verbër dhe me shikim të pjesshëm, me një bazë didaktike të përshtatshme për ta.
Me shumë dashuri Tring i dhuroi fëmijëve një televizor të përshtatshëm dhe dekoder tokësor me një vit të plotë abonim, ku ata të argëtohen me premierat e fundit për fëmijë të dubluar në shqip .