Shkeljet vijojnë të jenë të pranishme edhe pse situata rëndohet dita-ditës. Policia ka njoftuar se në 12 orët e fundit janë gjobitur 78 qytetarë pasi kanë thyer karantinën. Ata janë ndëshkuar me masën administrative prej 10 mijë lekësh.
Ndërkohë më herët policia njoftoi gjithashtu se kishte shoqëruar një 24-vjecar në Elbasan pasi ai kishte kundërshtuar forcat e policisë kur këta të fundit e kishin kapur në kundërshtim me rregullat e reja të qarkullimit. Gjithashtu 4 drejtues automjetesh janë kapur në shkelje në urdhërit dhe u është hequr leja e drejtimit për 3 vite. Ndërkohë që gjobave nuk u kanë shpëtuar as 2 administratorë subjektesh tregtare, pasi në kundërshtim me orarin kufizues, kanë hapur bizneset e tyre.