Temperaturat vazhdojnë vetëm të ngrihen; Ja parashikimi i sinoptikanëve për ditët e fundit të tetorit

Aktualitet

Tetori hyri i freskët e me reshje shiu, e na bëri të gjithëve të mendojmë se stina e vjeshtës kishte ardhur ! Por nuk kaluan shumë ditë dhe moti ndryshoi si ‘nata me ditën’ ! Temperaturat u ngritën në mënyrë të ndjeshme dhe ndonëse në përfundim të muajit tetor, vendi ynë u përfshi nga një valë e të ngrohtit, sikur të kalonim një verë të dytë.

E nëse mendoni se kjo do të ndodhë për një periudhë të shkurtër, gaboni! Situata pritet të vazhdojë e tillë ku moti i kthjellët do të na shoqërojë edhe në ditët në vazhdim (java 21-27 tetor)

Temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 6°C deri në 28°C. Në zonat malore nga 6ºC deri në 14ºC, në zonat e ulëta nga 13ºC në 24 ºC dhe në zonat bregdetare nga 17C në 26ºC.