“Të ruajmë veten dhe njëri-tjetrin!”; Lorik Cana ndan mesazhin nga shtëpia e tij në Romë

Aktualitet Botë/Rajon

Ish-kapiteni i kuqezinjve, Lorik Cana, ndodhet në shtëpinë e tij në Romë, ku është vetizoluar si masë mbrojtëse ndaj koronavirusit. Ai ka shpërndarë edhe një video ku bën edhe një apel për qytetarët të jenë të kujdesshëm.

“Përshëndetje nga shtëpia ime në Romë. Disa gjëra të vogla për secilin prej nesh. Kemi detyrë të respektojnë sidomos pjesën e higjienës, të lajmë duart, të evitojmë grumbullimet, në gjendje gripale të qëndrojmë në shtëpi. Studentët që janë pushim, nuk janë në një pushim shkollor por kanë një përgjegjësi të madhe”, shprehet Cana.

Videon e Lorik Canës e ka shpërndarë edhe kryeministri Rama në rrjetet sociale.

Mesazhi i Ramës:

Mesazh i kapitenit legjendar të kuqezinjve, Lorik Cana

FRIKË JO, KUJDES PO!

DHE JU LUTEM:

Të ruajmë veten dhe njëri-tjetrin duke kufizuar sa më shumë kontaktet fizike! Të lajmë duart sa më shpesh për jo më pak se 20 sekonda! Të kufizojmë daljet dhe uljet nëpër kafene e restorante, vajtjet në palestra, disko e në mjedise të mbyllura me kontakte të shumta! Të mbrohemi me maskën e arsyes nga INFODEMIA – lajmet, kronikat, komentet, debatet që krijojnë konfuzion, pasiguri, shkurajim!