Pas një konference për shtyp të dielën, ku takoi krerët e shteteve gjermane për masat e reja kundër Coronavirusit, kancelarja u tha se një mjek që i kishte bënë asaj një vaksinim pneumokok të premten pasdite, tani ka rezultuar pozitiv për COVID-19.
“Si rezultat, Merkel ka vendosur që menjëherë të shkojë në izolim”, tha një zëdhënës i qeverisë. Ajo do të testohet për Coronavirus në ditët në vijim. Merkel do të vazhdojë të punojë nga shtëpia gjatë kësaj kohe.
Në konferencën për shtyp, Merkel deklaroi mbledhjet e më shumë se dy personave në Gjermani në një përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit, përveçse nëse janë të angazhuar për ngadalësimin e përhapjes së koronavirusit. Kryeministri i shtetit të Rhine-Westfalia, Armin Laschet, tha se “Rreziku qëndron në bashkëveprimin e drejtpërdrejtë shoqëror” dhe shtetet e rajonit kishin rënë dakord për rregulla më të rrepta.