Studentja ruse e sapo diplomuar në mjeksi u gjend e vdekur në apartamentin e saj në Moskë brenda një valixheje. Vajza kohët e fundit ishte kthyer në një blogere Instagrami , por në depresion e sipër duket se ka dëmtuar veten me thikë.
Ekaterina Karaglanova, 24 vjeçe, u gjet të premten pasi familja e saj ngriti alarmin se nuk e kishin kontaktuar prej ditësh
Policia ka nisur hetimet dhe po investigon xhelozinë si një motiv të mundshëm. Ekaterina kishte nisur një lidhje të re dashurie dhe do festonte ditëlindjen e saj më 30 korrik, sipas të përditshmes ruse Moskovsky Komsmolets.
