Studentët në universitete: Vitet e fundit në qershor, të tjerët në fund të gushtit!

Aktualitet

Universitetet në Shqipëri janë mbyllur pë shkak të përhapjes së koronavirusit. Pak minuta më parë Ministrja e Arsimit ka njouar që vi akademik do të shtyhet me vetëm dy javë. Gjithashtu u theksua se studentët mund të kthehen në universitete vetëm në fund të gushtit.
Shahini thotë se ata që janë për t’u diplomuar do të kthehen në auditore për 3-4 javë në qershor kurse provimet dhe riprovimet i zhvilojnë në korrik dhe javën e parë të gushtit. Më pas nga 25 gushti deri në fund të shtatorit kthehen në auditore ata që nuk janë për t’u diplomuar ndërsa provimet dhe riprovimet i zhvillojnë në tetor. Viti i ri akademik do të fillojë në nëntor!