Stop dhunës ndaj grave!,- Tring i bashkohet nismës “Orange”

Aktualitet

Kompania Tring  iu bashkua thirrjes së Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Barazinë Gjinore dhe Fuqizimin e Grave në Shqipëri (UN Women) në 16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore, ditë që synojnë rritjen e vetëdijësimit për çështjet e dhunës ndaj vajzave dhe grave.

 

16 Ditët e Aktivizmit është një fushatë ndërkombëtare që fillon më 25 nëntor ( Dita Ndërkombëtare për Eliminim e Dhunës) duke vazhduar deri në 10 dhjetor ( Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut); Gjatë “16 ditëve të aktivizmit”, grupe në mbarë botën të japin kontributin e tyre për të parandaluar dhunën, duke e shndërruar botën në portokalli (ngjyra identifikuese e kësaj fushate).

 

View this post on Instagram

 

A post shared by T R I N G (@tring_albania)

Tring, vendosi të japë kontributin e saj, duke vizituar katër qendra të rëndësishme në Tiranë, të cilat ofrojnë shërbime për të mbijetuarat e dhunës: Strehëza Kombëtare për Trajtimin e Rasteve të Dhunës, Strehëza për Trafikimin, Strehëza “Të Ndryshëm të Barabartë” dhe Strehëza për Gratë dhe Vajzat. Të gjitha këto qendra morën si dhuratë dekoder tokësor dhe 1 vit abonim që të qëndrojnë në shumëllojshmërinë e kanaleve Tring dhe libra dhuratë  (për secilën qendër) nga  Botimet Living. Një iniciativë e bukur dhe njerëzore që merr edhe më shumë vlerë, jo vetëm për festat e fundvitit, por dhe për gjithë situatën e vështirë që bota po kalon.

 

“Kompania Tring është një shembull i mirë për individët dhe shumë kompani të tjera, të cilat duhet të bashkohen dhe të jenë pjesë e komunitetit dhe shoqërisë, duke bërë përpjekje të vogla, por gjeste të mëdha për një jetë më të mirë.  Këtë vit më shumë se kurrë ka rëndësi të mendojmë, mbështesim dhe ndihmojmë njëri-tjetrin”, u shpreh Elisa Mulgeci, CCO në Tring.

 

“Fushata e 16 Ditëve të Aktivizmit është një mundësi për të ndërmarrë një veprim konkret kundër dhunës me bazë gjinore. Ne i përgëzojmë dhe na vjen mirë që kompani private në Shqipëri u bashkuan me thirrjen e UN Women për të bërë donacione në strehimoret që ofrojnë shërbime për të mbijetuarat e dhunës, që janë aq shumë në nevojë në këtë kohë, sigurisht për shkak të pandemisë. Shumë organizata të grave, qendra krizash, linja këshillimi strehëza kanë pasur shkurtime të fondeve dhe po përpiqen të vazhdojnë ofrimin e shërbimeve. Ndikimi financiar i COVID-19 po parandalon organizatat e grave që të ofrojnë shërbime dhe po kufizon mundësitë e tyre për të advokuar reformim të politikave,” – u shpreh Michele Ribotta, Përfaqësues i UN Women në Shqipëri.