‘Sot u gdhimë më të varfër!’ Shuhet Moikom Zeqo, personaliteti që la gjurmë të mëdha në kulturën shqiptare

Aktualitet Kulturë

Është shuar mëngjesin e sotëm Moikom Zeqo, një nga ikonat e kulturës dhe letrave shqipe. Ai humbi betejën me një sëmundje të rëndë nga e cila vuante prej vitesh.

Një nga eruditët e kulturës shqipe, ai është autori i 62 librave me poezi, studime arkeologjike, për historinë e artit, si dhe të një numri skenaresh për filma kinematografike e televizivë me karakter arkeologjik dhe kulturor. Ka marrë disa herë çmime të para për librat e tij. Krijime të Moikom Zeqos janë përkthyer në gjuhët anglisht, frëngjisht, greqisht, italisht, serbokroatisht, bullgarisht, rumanisht, polonisht, danisht, esperanto, gjermanisht si dhe në gjuhën tonë.
Është autor i tre ekspozitave vetjake në pikturë. Ka përfaqësuar Shqipërinë në Konferenca Shkencore Ndërkombëtare me dhjetëra herë dhe është vlerësuar nga personalitete të larta të kulturës shqiptare dhe të huaj.

Moikom Zeqo është sot një nga personalitetet e njohura të kulturës sonë kombëtare.

Është Doktor i Shkencave dhe mban Urdhrin e Lartë “Mjeshtër i Madh”.

“Sot, të gjithë jemi gdhirë më të varfër

Pusho në paqe, Miokom! Ti mendje brilante.

Një i urtë i patëdytë, që i bëri shërbimin kombit deri në fund, ndër të paktët që nuk kërkoi kurrë, që dha shumë dhe që do t’i mbetemi borxh po aq shumë…“, shkruan shkrimtarja Flutura Açka për humbjen e tij.