Zyrtarisht vjeshtë! Ja si do të jetë moti në fundjavë…

Sociale

mot
Ditët e para të tetorit nisën të ngrohta me temperatura rreth 4 gradë më shumë se normalja dhe u duk sikur shiu nuk do të vinte kurrë. Por duket se koha do të ndryshojë shumë shpejt. Fundjava parashikohet të ketë temperatura të ulta dhe reshje shiu thuajse në të gjithë vendin. Sipas ‘Institutit të Gjeoshkencave Energjisë, Ujit dhe Mjedisit’ zonat më të rrezikuara për reshjet janë ato bregdetare dhe malore, ku mund të ketë edhe shtrëngata. Shiu do të jetë përgjatë gjithë ditës dhe mund të zgjasë edhe për një orë rresht pa ndërprerje. Nesër merrni çadrat dhe vishuni mirë, pasi edhe virozat e gripit janë përhapur shumë.