Zonat të cilat do të mbeten pa energji elektrike gjatë javës!

Sociale

OSHEE

OSHEE ka lajmëruar se disa zona në qytet do të preken nga mungesa e energjisë elektrike. Në njoftimin zyrtar, thuhet se po bëhen punime të cilat janë të planifikuara nga data 19 deri në 23 shkurt.

Këto punime po bëhen për të fuqizuar rrjetin dhe si pasojë, disa zona nuk do të kenë drita gjatë këtyre ditëve, konkretisht nga ora 09:00-13:00. Zonat me kufizim energjie janë: Bërzhitë, Mullet, Baldushk, Ibë, Zona e Kërrabës. Fshatrat: Kllojkë, Rozavera, Pashkashesh, Fravesh.