Një pjesë e kryeqytetit, nesër, do të ketë kufizime të energjisë elektrike për shkak të investimit për fuqizimin e nënstacionit Traktora.
Megjithatë, ndërpreja do të jetë vetëm për një orar të caktuar. OSSHE njofton se do të ketë kufizime të energjisë elektrike në intervalin kohor 05.00-06.00.
Pa energji do të jenë këto zona: Ndroq, Pezë, Kashar (pjesërisht), Fushë Mëzez, Zona e Fushë Misto Mames, Yzberisht, Kombinat.