Zbulohet grupi i tritolit, 5 të arrestuar

Sociale

68bda5ad-0513-4339-93b4-20e0d80100b6-0--450x300
Prokuroria e Krimeve të Rënda lëshoi fletë arrestet për 7 persona të dyshuar si prestarë të një organizate kriminale dhe që janë të implikuar në shpërthimet e 10 shkurtit në Tiranë. Vladimir Gjuta dhe pjesëtarë të tjerë të familjes së tij dyshohet se kanë vendosur tritolin në farmacinë e Bashkim Tahirit dhe atë në stacionin e autobusit në rrugën “Muhamet Gjollesha”. Burime pranë uniformave blu bënë thanë se në pranga ranë Lumjan Matmuja, Ernest e Emirjon Gjuta, Kamber Bruka dhe Erjon Dule, ndërkohë që Vladimir Gjuta dhe nipi i tij Baftjar Bruka janë shpallur në kërkim. Mësohet se policia ka mjaft prova që implikojnë të arrestuarit në kryerjen e akteve terroriste. Sipas njoftimit zyrtar të Prokurorisë personat e arrestuar në formën e grupit të strukturuar kriminal kanë vendosur bombat e telekomanduara në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar. Hetuesit dyshojnë se vendosja e tritolit mund të jetë kundërpërgjigje ndaj punës së Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i cili u ankua personalisht pranë Presidentit për ndryshimin e masës së sigurisë për Vladimir Gjutën dhe Baftjar Brukën, tashmë të arratisur. Në prill të 2014 Ministri i Brendshëm u ankua për ndryshimin e masës së sigurisë nga arrest me burg në detyrim paraqitje për dy të arratisurit, të cilët u përfshinë në një shkëmbim zjarri në Kukës ku dhe mbetën të plagosur. Ndonëse masa u ndryshua në Gjykatën e Shkodrës dhe Gjuta e Bruka u shpallën në kërkim, ata lëviznin të lirë në Tiranë. Në shtator të vitit 2014 gjatë një aksioni të forcave të ndërhyrjes së shpejtë Lumjan Matmuja Baftjar Bruka dhe Vladimir Gjuta u arrestuan pasi lëviznin të armatosur.Ende nuk dihet se si arriti ti shpëtonte drejtësisë për akuzat e armëmbajtjes pa leje por emri i Vladimir Gjutës do të skedohej sërish nga policia. Më 6 dhjetor në afërsi të stadiumit “Qemal Stafa” ai u arrestua pas një sherri me efektivët e policisë rrugore ndërsa po atë ditë policia tatimore bllokoi bizneset e familjes së tij.Për këtë ngjarje 35 vjeçari u la në arrest shtëpie ndërkohë që gjatë kontrollit të policisë nuk u gjend në banesë. Këto fakte sipas hetuesve por edhe përfshirja e tij në disa ngjarje të tjera kriminale mund të kenë shtyre 35 vjecarin dhe familjarët e tij të vendosin tritolin në farmacinë e babait të ministrit të brendshëm.