Ardhja në jetë e një fëmije është diçka e mrekullueshme, kjo është arsyeja përse vitet e fundit shumë prindër dëshirojnë ta dokumentojnë me anë të fotove ose videove të ndryshme. Fotoja e mëposhtme është ndër më të bukurat që mund të keni parë. Kjo vogëlushe amerikane, e kapur fort pas dorës së një të rrituri, ka treguar që është një luftëtare e vërtetë që në momentin që erdhi në jetë. Ajo lindi parakohe në javën e 26-të në një spital të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe peshonte vetëm 1 kg e gjysmë çka i detyroi mjekët ta shtronin menjëherë në repartin e terapisë intensive. Fotoja, e publikuar në Figure 1, një platformë on line e përdorur nga mjekët, infermierët dhe studentëte mjekësisë do të kthehej në foton më të klikuar të rrjetit. Infermierja që postoi foton, që preferoi të mbetet anonime, tregoi për ”Daily Mail” se ishte duke ndërruar pampersin kur ndjeu shtrëngimin e lehtë të gishtave 2 centimetra të vogëlushes. Sipas mjekëve pediatër, kontakti lëkurë më lëkurë është shumë i rëndësishëm për fëmijët e lindur prematurë pasi ndihmon në zhvillimin e tyre fizik dhe emocional. Ky lloj kontakti stimulon prodhimin e prolaktinës dhe oksitocinës, dy hormonë të rëndësishën mirërritjen e shëndetshme të foshnjeve.
Burimi: Living