Vjen dimri, bie bora e parë

Sociale

vlcsnap-2014-03-23-14h09m38s239-250x165Ndërprerja e shirave dhe ulja zbritja menjëhershme e temperaturave kanë sjellë reshjet e para të dëborës për këtë vit në disa rajone të vendit.Në komunat malore të Kukësit në lartësitë mbi 1300 metra kanë rënë reshjet e para të dëborës. Nuk njoftohet për problem në qarkullimin rrugor të automjeve në rrugët e thella rurale, pasi dëbora e rënë nuk ka rezistuar shumë dhe është shkrirë. Edhe ne juglindje te vendit, në Korçë kanë rënë reshjet e para të dëborës për ketë vit. Malet në qarkun e Korçës janë zbardhur këtë mëngjes. Në malin e Ostrovicës trashësia e dëborës ka arritur ne 5 centimetra por edhe në juglindje nuk raportohen probleme në qarkullim. Bora e parë këtë viti ka filluar të bjerë në orët e para të së enjtes, në Prishtinë, ndërsa në Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës paralajmërojnë se temperaturat për sot do të jenë ndërmjet 4 gradë celsius minimalja dhe temperature maksimale do të arrijë në 7 gradë celsius. Ndërkohë rajone të tjera të Shqipërisë janë përfshirë nga moti i keq. Era e fortë ne Vlorë dhe Durrës ka shkaktuar vonesa në mbërritjen dhe nisjen e trageteve.