Vizitat për mamografinë në spitalin e Vlorës

Sociale

images9Shifrat në rritje të grave që preken nga kanceri i gjirit janë alarmante edhe në qytetin e Vlorës. Çdo ditë në spitalin rajonal të qytetit diagnostikohen me këtë sëmundje rreth 15 raste, kryesisht të moshave mbi 40 vjeç. Fushatat sensibilizuese dhe masat që ka marrë ministria e Shëndetësisë për një kontroll falas kanë shtuar vizitat për mamografinë. Vetëm gjatë ditëve të tetorit që njihet si muaji i luftës kundër kancerit të gjirit numri i kontrolleve është dyfishuar. Për drejtoreshën e spitalit të Vlorës kontrolli dhe diagnostifikimi në kohë i kësaj sëmundjeje duhet të kthehet në një kulturë për të gjitha femrat, me qëllim parandalimin e saj. Në spitalin e Vlorës gjenden të dy aparaturat për ekzaminimin e të sëmurave me kancer, ai i mamografisë dhe skaner- rezonancës. Vetëm për muajin tetor janë ofruar nga spitali 5000 kontrolle falas për të gjitha gratë e grup moshës 40-50 vjeç.