Vijon rreziku i tërmeteve: Regjistrohen 300 lëkundje!

Sociale

termeeet
Ditën e djeshme të gjithë u alarmuan nga tërmetet, ku më i forti ishte me magnitudën 5.2 shkalla Rihter. Sizmologu Rrapo Ormeni, është shprehur se nga dje në orën 11:00 paradite dhe deri sot, janë regjistruar rreth 300 tërmete në Shqipëri. Sipas tij, rreziku më i madh ka kaluar dhe lëkundjet e tjera që mund të ndodhin do të jenë me intesitet të vogël. Pra, praktikisht ndoshta nuk do i ndjejmë, njësoj siç mund të mos keni ndjerë tërmetet e rëna gjatë natës. Magnituda e tyre sa vjen e pakësohet, kështu që edhe nëse do ketë tërmete, nuk do të jenë me intensitetin e tërmeteve të djeshme.