Mëngjesin e sotëm, protestës masive të studentëve i janë bashkuar edhe gjimnazistët. Ata kanë bojkotuar mësimin, për t’iu bashkuar protestës në Tiranë, Elbasan dhe Korçë.
Jo vetëm kaq, por shumë studentë nga rrethet tashmë kanë mbërritur ose janë nisur drejt Tiranës për t’iu bashkuar protestës përpara Ministrisë së Arsimit. Gjimnazistët, kanë dalë në mrbojtje të kauzave të studentëve, në rolin e të cilëve do të jenë edhe vetë në të ardhmen. Dita e sotme, shënon edhe afatin e fundit që studentët kanë vënë për plotësimin e kërkesave të tyre.