Pamjet e shitësve ambulantë që shesin nga kremrat mbrojtës kundër diellit e deri tek fustanet apo perdet, nuk janë të panjohura për pushuesit që zgjedhin kryesisht brigjet ranore. Madje këta shitës janë aq të shumtë në numër, saqe instancave përkatesëu duhet të marrin gjëndjen nën kontroll për të parandaluar dëmin që u shkaktohet bizneseve të ligjshme. Së fundmi, Ministri i Brendshëm Italian ka paralajmëruar se turistët do të gjobiten deri në 6 mijë paund nëse blejnë mallra nga shitësit ambulantë në breg të detit.
Këtë ta fundit janë kryesisht nga vendet Afrikane apo të Lindjes së mesme dhe shesin gjithëra mallrash në disa prej zonave më të famshme bregdetarë të Italisë. Nuk paguajnë taksa, shesin mallra fallco me çmime të ulëta, duke nxitur turistët të blejnë. Kësisojë dëmtohen bizneset dhe tregtarët e ligjshëm pohoi Ministri i Brendshëm. Kjo ka qenë arsyeja përse qeveria italiane ka marrë vendimin që nëse një turist që pushon në Itali, vendos të blejë nga këta shitës të gjobitet me vlerën prej 6 mijë paund e shitësi ambulant nga 2.200 deri në 13.600 paund. Ky ligj do të përfshijë gjithashtu edhe turistët të cilët paguajnë për të përfituar një masazh apo një tatuazh gjatë kohës që pushojnë në plazh. Sipas Ministrit, kjo është një lëvizje për të ulur sa më shumë evazionin fiskal por edhe shitjen e mallrave fallco.