Kryetari i Bashkisë së Tiranës teksa ka folur në konferencën ndërkombëtare “Strehim për të gjithë” ka thënë se bashkia e Tiranës me buxhetin e vitit të ardhshëm do të vërë në dispozicion 1 milion dollarë të cilat do të gjenerojnë 1200 kredi të buta për çiftet e reja.
Erion Veliaj ka thënë se strehimi dinjitoz është bileta për të dalë nga varfëria.
Veliaj ka theksuar se çështja e strehimit prek 1/3 e zonës urbane dhe se bashkia e Tiranës në buxhetin e vitit tjetër do të akordojë 1 milion dollarë për të zbutur kreditë për familjet e reja për blerjen e apartamenteve duke zbutur 1200 kredi.
Duke u ndalur tek çështja e strehimit e cila nuk duhet të jetë problem, Veliaj tha se ndërtuesit që ndërtojnë do të lënë apartamente për banesa sociale për integrimin e kësaj kategorie personash”
“Efiçenca e strehimit social është zgjidhja më e mirë. Çështja e strehimit prek 1/3 e zonës urbane. Sfidat për gjenerim urban e infrastrukturë. Po shohim çështjen e strehimit me shumë seriozitet. Një familje që nuk e ka dramën e strehimit ofron shumë më shumë. Synojmë strehim dinjitoz dhe infrastrukturë moderne.Strehimi është paja dhe investimi më i mirë për të dalë nga varfëria. Ne po eksplorojmë disa opsione si marrëdhënia partneritet publik privat. Ne ofrojmë tokë për ndërtim banesash sociale. Dua të theksoj se strehimi dinjitoz është bileta për të dalë nga varfëria. Në tetor do të kalojmë planin e ri urbanistik dhe duam që në buxhetin e vitit tjetër të lëmë 1 milion dollar për të zbutur kreditë për familjet e reja për blerjen e apartamenteve duke zbutur 1200 kredi. Sektori bankar do gjenerojë 60 milion euro kredi të buta për blerjen e shtëpive në Tiranë. Sektori i ndërtimit do ketë zhdërvjelltësim dhe kështu hapim vende të reja pune. Ndërtuesit do të duhet të lënë apartamente për banesa sociale për integrimin e kësaj kategorie personash. Nga ana tjetër do vijojmë me kreditë e buta për çiftet e reja në Tiranë. Çështja e strehimit nuk duhet të jetë më problem” tha Veliaj.
Redaksia Online – See more at: http://shqiptarja.com/sociale/2750/veliajp-r-strehimin-ofrojm–1-mln—p-r-1200-kredi-t–buta–377736.html#sthash.NNRrPTno.dpuf