Këngëtari Florian Kondi ndërroi jetë dje përpara se të përfundonte në spital.
Familjarët kanë denoncuar mungesën e një ambulance për transportin e tij me urgjencë, ndërsa mësohet se atyre u është thënë nga mjekët e urgjencës se duhet ta sillnin vetë në spital. Familjarët denoncuan rastin dhe Prokuroria nisi hetimet. Pasi janë marrë në pyetje familjarët, prokuroria dhe policia ka pyetur edhe mjekët e urgjencës.
Në fakt, as ata nuk kishin faj, pasi e vetmja ambulancë në dispozicion të urgjencës ishte në një rast tjetër. Kjo tregon në fakt se sa keq menaxhohen spitalet publike ku mungojnë edhe ambulancat dhe mjetet tjera më të domosdoshme