Vazhdon protesta e studentëve jo vetëm në Tiranë por edhe në rrethe të tjera të vendit. Pavarësisht tërheqjes së VKM-së, protestuesit kërkojnë përmirësim të kushteve të arsimit dhe ulje të tarifës së studimit. Në Tiranë, studentët protestojnë tek Ministria e Arsimit dhe kanë bllokuar gjithashtu kryqëzimin e 21 dhjetorit!
E njëjta situatë është edhe në Fakultetin e ekonomisë ku rruga është bërë e pakalueshme. Megjithatë, në protestë nuk janë vetëm studentë, por edhe pedagogë e figura të tjera publike. Nuk ka munguar as përkrahja në rrjete sociale.